Rihanna ankohet për fansat në Poloni
Rihanna është ankuar për fansat pasi nuk e kanë lejuar të bëjë plazh e qetë në Poloni.

Këngëtarja postoi një video në Instagram në të cilën kishte shkuar se u ndje si një kafshë në kafaz pasi fansat nuk e kishin lënë të qetë.

Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshë në kafaz! shkruante Rihanna.

Disa orë më vonë postoi sërish në Instagram: Doja të bëja pak plazh, por nuk ia arrita.

Këngëtarja ishte në Poloni për një koncert dhe kur doli në plazh u detyrua që së bashku me shoqen e saj të ngrinte çadra të mëdha për ti bllokuar pamjen kureshtarëve.





