Georgievski: Serbia e pranoi Shtetin e Kosovën

Ish-kryeministri i Maqedonisë, njëherësh kryetar i partisë maqedonase VMRO-popullore, Lupco Georgievski, ka deklaruar se me nënshkrimin e marrëveshjes rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës, Serbia de fakto e ka pranuar shtetin e Kosovës.
Sipas tij, Serbia më në fund e ka pranuar realitetin dhe ka hequr dorë nga ëndrrat dhe tregimet e ndryshme për Kosovën.
“Para dy ditësh çfarë ndodhi, de fakto Serbia e pranoi Kosovën, përse e pranoi, që të ecë përpara, në integrimin e saj euroatlantik. Serbët të cilët kurrë nuk e kanë kuptuar realitetin, të cilët kanë ndërtuar filma dhe tregime, sot para nesh e kanë kuptuar problemin, ajo që ndodhi para dy ditësh ishte pikërisht njohja e këtij realiteti”, ka thënë Georgievski, ndërsa transmeton Alsat-M.