Gerard Depardieu e bën urinën në mes të avionit
Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu e ka bërë urinën përpara më shumë se 100 bashkëudhëtarëve të avionit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i shoqërisë ajrore.
Aktori 62 vjeçar kishte hipur në avion, por menjëherë kishte kërkuar të urinonte. Dua të bëj shurrën, dua të bëj shurrën, kishte bërtitur ai.
Stjuardesa i tha të priste çerek ore derisa avioni të ngrihej në ajër. Nuk mund të pres, ka thënë aktori, që dukej se ishte i prië. Më pas ai u çua, e bëri në sy të udhëtarëve. Askush nuk foli.
Avioni u rikthye sërish në parkim dhe u pastrua. Pas dy orësh, ai u ngrit sërish në fluturim.