E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhuesit nuk i duan imazhet shokuese në paketa

Katër kompani të mëdha amerikane kanë paditur Food and Drug Admnistration (FDA), shoqata e cila imponon kompanitë e cigareve që nga 22 shtatori i 2012-ës të nisin publikimin e imazheve shokuese me efektet që shkakton pirja e duhanit në paketat e cigareve.

Sipas tyre kjo kërkesë do të shkelte amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbron lirinë e shprehjes. Lorillard Inc, R.J. Reynolds Tobaco Co, Commonwealth Brands Inc e Liggett Group kanë depozituar ankesën e tyre në një gjykatë në Uashington.

Kompanitë synojnë të shtyjnë hyrjen në fuqi të rregullave të reja. Në galerinë e fotove mund të shikoni disa nga imazhet që do të shoqërojnë paketat e cigareve.

cigare 11 cigare 2 cigare 3 cigare 4 cigare 5 cigare 6 cigare 7

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›