E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha kerkon pafajesine

Dje avokati lexoi para trupit gjykues dosjen e mbrojtjes te perbere prej 13 faqesh

Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Luan Hoxha ka kerkuar nga gjykata pafajesine lidhur me ceshtjen Gerdeci. Avokati mbrojtes i Hoxhes Ibrahim Lahi ka paraqitur para trupit gjykues nje material mbrojtes prej 13 faqesh. Seanca gjyqesore u mbajt diten e djeshme ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Ne paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare ne mbrojtje te Hoxhes avokati i tij deklaroi se klienti i tij ne rolin e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura ka kryer detyrat e tij funksionale dhe ne asnje moment nuk ka shkelur ligjin sa u takon procedurave per punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec. Nder te tjera sipas avokatit ish-shefi i Shtabit nuk kishte per detyre te kontrollonte licencimin apo jo te vendit te demontimit po ashtu prokuroria nuk ka percaktuar ne menyre korrekte veprimet e te pandehurit. Gjithashtu avokati i Hoxhes pretendoi ne konkluzionet e tij se organi i akuzes nuk ka paraqitur asnje prove qe te vertetoje shperdorimin e detyres nga Luan Hoxha. Ndaj ketij te fundit organi i akuzes gjate leximit te pretences kerkoi shpalljen e Hoxhes fajtor per akuzen e shperdorimit te detyres ne kryerje ne bashkepunim dhe denimin e tij me 8 vite burgim dhe per 10 vjet te mos kete te drejten e zgjedhjes ne poste zyrtare.

Pala mbrojtese

Ceshtja Gerdeci e kthyer tashme ne nje karvan te gjate seancash gjyqesore vazhdon rrugetimin drejt perfundimit te saj. 29 persona dyshohen si pjesemarres ne tragjedine e 15 marsit 2008. Ne seancen e djeshme avokati i ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Luan Hoxhes ka paraqitur para trupit gjykues arsyet dhe faktet se per cfare arsyeje klienti i tij eshte i pafajshem. Sipas avokatit shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura ka kryer detyrat e tij funksionale dhe ne asnje moment nuk ka shkelur ligjin sa u takon procedurave per punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec. Po keshtu ai ka shtuar se organi akuzes nuk ka shfaqur asnje prove konkrete ku verteton shkeljen e klientit te tij Luan Hoxhes.

Organi i akuzes

Gjate leximit te pretences prokuroret paraqiten para trupit gjykues provat dhe akuzat qe rendojne mbi 29 persona. Gjate seancave ata pohuan mungesen e grafikeve per transportin e municioneve. Sipas tyre ngarkesat me municion porositeshin nga i pandehuri Delijorgji i cili kontaktonte me telefon zyrtare te larte te ushtrise mes te cileve edhe te pandehurin Luan Hoxha ish-shefin e Shtabit te Pergjithshem. Prokuroret sqaruan se demi financiar i mospagimit te transportit te municioneve ishte rreth 35 milione leke. Me pare ata u shprehen se kostoja e transportit duhet te perfshihej ne cmimet e shitjes se municioneve nga ushtria gje qe nuk ishte bere nga komisioni i percaktimit te cmimeve.

Tragjedia e Gerdecit

Ngjarja e rende ndodhi me 15 mars te 2008 ne fshatin Gerdec afer kryeqytetit. Nga kjo ngjarje e rende humben jeten 26 persona dhe u plagosen dhjetera te tjere. Tragjedia u shkaktua nga shperthimi i nje fabrike demontimi qe ndodhej ne kete fshat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›