E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKMBM organizon kupen Petrit Murzaka

Ne kuadrin e aktiviteteve sportive Qendra Kulturore e Medias nen drejtimin e drejtoreshes se Pergjithshme te saj znj. Zerina Kuke organizoi ne ambientet sportive te KDS-se per te paren here kupen Petrit Murzaka. I pranishem ne kete aktivitet ishte nje nga figurat e nderuara te sportit tone njekohesisht ish-pedagog ne KDS z. Pertrit Murzaka sekretari i pergjithshem z. Edvin Kulluri si dhe mjaft drejtues te larte te MM dhe SHP pjesemarres ne kete eveniment. Gjate aktivitetit trajneri i ekipit te volejbollit Dardania u shpreh Kjo eshte nje nisme qe drejtoria jone e aktiviteteve sportive e ka marre ne saje te nje bashkepunimi shume te frytshem ne radhe te pare te ministrit te Mbrojtjes z. Arben Imami drejtorise se QKMBN-se dhe drejtoreshes se kesaj qendre znj. Zerina Kuke... Z. Petrit Muzarka ne jemi mbledhur sot ketu per ta bere si tradite kupen dhe aktivitetet tuaja qe mbajne nje emer te madh. Kjo kupe do te vazhdoje ne vite me radhe dhe ju me vite me radhe do ti bekoni keta sportiste te ri sic keni bekuar dhe ata pedagoge qe sot jane ne instancat me te larta te ushtrise sone. Duke u shprehur i vleresuar per nderin dhe respektin qe QKMBM tregoi ndaj tij z. Murzaku u shpreh Ju uroj te gjitheve suksese ju uroj te gjitheve te beheni sportiste te mrekullueshem ti sherbejme atdheut ti sherbejme shoqerise ju faleminderit qe me nderuat- perfundoi profesor Murzaka. Ne perfundim te takimit drejtoresha Kuke i dha kupen Petrit Murzaka kapitenes se ekipit te volejbollit Dardania. Keshilltari Politik i MM z. Mentor Beqa ne shenje respekti i dorezoi prof. Muzarkes si kujtim nje top qe mbante firmat e te ftuarve te ketij aktiviteti sportiv.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›