Gerdeci, Minxholli akuzon shtetin

Nga kafazi, ish-drejtori i fabrikes se demontimit, Dritan Minxholli i tha treshes gjykuese se mban pergjegjesi per veprimet e tij, ndersa akuzoi shtetin, pasi sipas tij askush nuk ishte kujtuar per te kontrolluar kushtet e sigurise ne fabrike.
Sipas tij, pavaresisht se dyert e fabrikes kane qene te hapura, pervec disa funksionareve te “Meico” askush tjeter nuk interesohej se cfare ndodhte aty.
Nderkohe, ka deshmuar ne gjykaten e Tiranes Zamira Durda, nena e Edison Durdes i cili mbeti i plagosur rende dhe per pasoje vdiq ne nje klinike ne Itali.
E veshur qe prej 2008-es me rroba zie, Zamira Durda tha se i biri kishte dale nga shtepia per te luajtur me biciklete dhe ai kurre nuk u kthye i gjalle.
Edhe tre banore te tjere pershkruan me nota rrenqethese tmerrin e minutave kur ndodhi shperthimi dhe kerkimet e tyre per familjaret ne fshat.
Ne liste jane rreth 300 deshmitare, mes tyre punetore ne fabriken e demontimit, deri edhe ish-ministrat e Drejtesise Bumci dhe Alibeaj, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.