E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i ndërtimores, Shalsi: Akt banditesk i Berishës

TIRANË- "Akt banditesk të Kryeministrit Sali Berisha që ka marrë përsipër të luftojë mafien, duke u sjellë si një mafioz i vërtetë". Kështu e ka quajtur deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, si reagim të aksionit të Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit për shembjen e pallatit 12 katësh në qendër të Tiranës, pronë e një të afërmi të deputetit socialist, Dashamir Peza.
Sipas Shalsit, godina që u godit ishte hipotekuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë. "Ne jemi të vendosur, unë si deputet i qytetit të Tiranës dhe të gjithë deputetët, që të mos lejojmë që ky njeri të cilin e kemi parë tërësisht të çekuilibruar dhe të çorientuar, për hir të së vërtetës javët e fundit, që të cenojë biznesin privat, ashtu sikundër ai e dhunoi atë sot"- tha ai, duke shtuar se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një procedim normal ligjor, por me një shantazh dhe me një dhunë fizike por edhe psikologjike, të një Kryeministri që sipas tij, as vetë nuk e di se çfarë do, dhe se ku gjendet".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›