E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci Minxolli Nuk kam dijeni per municionet

TIRANE-Gjykata e Shkalles se pare ne Tirane ka vijuar sot me seancen e radhes per tragjedine e Gerdecit ku po analizohen provat shkencore te Prokurorise.
I pandehuri Dritan Minxolli perjashtoi veten nga ceshtja e municioneve pasi sic tha ai nuk bente pjese ne transportin e tyre. Ish-pergjegjesi ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec Minxolli theksoi se nuk i ka bere kerkese Ministrise se Mbrojtjes per kalibrat qe depozitoheshin pasi ai personalisht nuk ka qene pjese e levizjes se municioneve.

Nderkohe i pandehuri tjeter drejtori i MEICO Ylli Pinari u shfajesua serish nga akuzat se e kishte paracaktuar kompanine amerikane qe do ndertonte fabriken ne Gerdec. Nuk kam patur kontakte paraprake me SAC Southern Ammunition Company Inc SAC theksoj ishte detyre e MEICO te kerkonte informacion tha Pinari sot ne sallen e gjyqit.

Nuk kam favorizuar kompanine SAC nuk ka qene paracaktuar qe SAC-ut ti besohet fabrika ne Gerdec. Nuk kam shkelur rregullat theksoi Pinari serish ne seancen e sotme duke mohuar keshtu akuzat e prokurorise per kete pike.
Edhe nje seance me pare Pinari theksoi se me email-a elektronike thjesht sa i ka treguar Patrik Henry te SAC sesi te veproje me procedurat ne Shqiperi dhe jo se e ka favorizuar. Pinari tha se cdo veprim qe beri e ka bere ne baze te ligjit.

Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s ish-pergjegjesin e fabrikes Dritan Minxolli si dhe ish-kreret me te larte te ushtrise shqiptare.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›