E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci Prokuroret Te fillojme me provat shkencore

TIRANE-Seanca e radhes per tragjedine e Gerdecit vazhdoi sot ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes me nje kerkese nga ana e prokurorise.

Prokurori Altin Dumani i beri kerkese Gjykates te nise gjykimin me ane te provave shkencore. Te fillojme me provat shkencore. Duhet procesverbali i kqyrjes ne vendgjarje ishin disa nga fajlet e Dumanit.

Kreu i trupit gjykues per Gerdecin Ridvan Hado u shpreh se provat shkencore do merren dhe do analizohen. Analizimi I provave do te behet javen e ardhshme tha Hado.
Edhe avokatet e te pandehurve ne kete ceshtje e pranuan kerkesen e prokurorit por theksuan se dhe ata kerkojne te njihen me keto prova me ane te procesverbale.

Procesi per ceshtjen Gerdeci qe po vijon ne Gjykaten e Shkalles se pare konsiderohet si nje nga me te medhenjte e pas viteve 90 pasi numeron 29 te pandehur ne pjesen me te madhe ish-funksionare te larte te ministrise se Mbrojtjes dhe Ushtrise dhe mbi 300 deshmitare.
Te pandehurit ne kete proces akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur ne 15 mars te vitit 2008 ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec te Tiranes ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona ndersa mbeten te plagosur shume te tjere dhe u shkaktuan deme te medha materiale ne banesa e objekte industriale.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›