E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci SAC e paracaktuar nga autoritetet shqiptare

TIRANE-Firma Southern Ammunition Company Inc SAC ishte paracaktuar nga autoritete shqiptare per demontimin e municioneve ne Gerdec. Caktimi i kompanise u be perpara se te dilte baza ligjore per ngritjen e fabrikes se demontimit te armeve.
Keshtu deklaroi prokuroria sot ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Shkalles se Pare ku po vazhdon prej muajsh ceshtja Gerdeci. Prokuroria zbardhi emailet mes drejtorit te MEICO Ylli Pinari i marre i pandehur per ceshtjen dhe perfaqesuesit te firmes amerikane SAC Patrik Henry ndersa zbulohet nderlidhesi i tyre nje shtetas zvicerian me banim ne Amerike.

Ndersa prokuroria shprehet se me ane te email-ave duket qarte se kompania ameriakne ishte paracaktuar te ngrinte fabriken ne Gerdec pak para se parlamenti shqiptar te caktonte nje ligj te vecante rreth ketyre veprimtarive.
Akuza me tej shtoi se rezulton sipas postes elektronike ku Pinari i rekomandon Patrik Henry firmen shqiptare Alba-Demil si administratore te fabrikes ne Gerdec.
Por ne seance i pandehuri Ylli Pinari ka reaguar duke kerkuar qe prokuroria te publikoje 20 email-at qe ai ka shkembyer me Patrik Henry.

Nje vit me pare per Prokurorine shqiptare mberriti nga Amerika deshmia e Patrik Henry administratorit te kompanise amerikane Southern Ammunition Company Inc. Ne deshmine e tij Henry ka shpjeguar se sipas tij ka realizuar biznes te rregullt per demontimin e municioneve dhe nuk ka shkelur asnje ligj.
Me 28 dhjetor 2007 kompania e Henry Southern Ammunition Company Inc ka nenshkruar nje kontrate me ndermarrjen shteterore MEICO prane Ministrise se Mbrojtjes ku kishte te drejten te cmontonte dhe demilitarizonte municionin luftarak te blere.
Vlera monetare e kontrates se shitblerjes mes MEICO-s dhe SAC-it kapte shifren e 582.326 dollareve amerikane. Tri dite me vone SAC ia ka shitur arsenalin ushtarak kompanise shqiptare Albademil sh.p.k me administrator Mihal Delijorgjin. Marreveshja mes Patrick Henry dhe Mihal Delijorgjit eshte nenshkruar me 31 dhjetor 2007. Ne deshmine e tij para nje viti Henry ka sqaruar pikerisht marreveshjet e nenshkruara me MEICO-n dhe Delijorgjin.
Ne fakt ai nuk mund te marre pjese ne gjykim per shkak se nuk ka cilesine e te pandehurit bashkepandehurit apo personit nen hetim. Patrik Henry do te thirret vetem ne cilesine e deshmitarit ne proces.

Gjate seances se sotme ka reaguar dhe kreu i Shtabit te Forcave te Armatosura te Shqiperise Luan Hoxha nepremjet avokatit te tij. Mbrojtja theksoi se klienti duhet te perjashtohet nga akuzat pasi
sic tha avokati Hoxha nuk ka asnje lidhje me Gerdecin. Me tej avokati tha se Luan Hoxha ka qene nder te vetmit qe kundershtoi me force ngritjen e fabrikes ne Gerdec dhe per kete arsye nuk duhet te merret me i pandehur.

Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s si dhe ish-kreret me te larte te ushtrise shqiptare.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›