E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe aksidenton per vdekje kalimtarin pranga shoferit

LEZHE- Nje 28 vjecar eshte arrestuar ne flagrance pasi akuzohet se ka aksidentuar per vdekje nje 74 vjecar ne oret e para te mengjesit te se enjtes ne superstraden Lezhe- Milot.

Policia ben te ditur se i akuzuar si autor eshte Nuredin Gjekaj nga Shtoi i Ri i rrethit te Shkodres. Rreth ores 04.45 minuta te 30 shtatorit I riu ka qene duke udhetuar me automjetin e tij kur ne vendin e quajtur Kryqezimi i Spitenit te superstrades ka aksidentuar me vdekje kembesorin Jorgo Dhoga 74 vjec me banim ne Tirane.

Nga ana e Struktuave te Komisariatit te Policise Lezhe jane kryer te gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet i kalojne Prokurorise se rrethit Gjyqesor Lezhe ne ngarkim te shtetasit Nuredin Gjekaj per vepren penale te Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290/2 te kodit Penal.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›