“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun, ja kur do mbahet seanca e radhës

Seanca gjyqësore për Gërdecin është shtyrë për me datë 9 nëntor.
Ky vendim u mor pasi këtë të premte përfundoi seanca për ish-ministrin, Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.
Gjatë seancës u morën në pyetje disa dëshmitarë, si ish-ushtaraku, Zabit Cuku, Mirela Dvorani, bashkëshorti i së cilës po ashtu humbi jetën gjatë shpërthimit dhe Veiz Muça, ish-përgjegjës.
Mësohet se katër dëshmitarë të tjerë nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar.
Në seancën e radhës do të merren në pyejte 10 dëshmitarë.