Gërdeci/ Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Shtyhet për të dytën herë radhazi, seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë moslegjitimimi i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit si palë në këtë proces. Avokati Dorian Matia që mbron interesat tha se gjykata e ka shumë të lehtë të verifikojë lidhjen e personave në listë me 26 viktimat e tragjedisë.
Vetë ish-ministri Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha. Seanca paraprake u lajmërua se do të mbahet më 4 prill, për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim.
SPAK kërkon që Mediu të gjykohet për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.
SPAK dyshon se ish-ministri bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë akte nënligjore që dëmtuan shtetin në favor të kompanive SAC dhe Albademil, të dyja të nënkontraktuara për demontimin e municioneve në Gërdec.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
/rtsh/