Gerdeci bie akuza e vrasjes

10 të pafajshëm, 99 vjet burg në total dhe 40 milionë lekë gjobë, si dhe
dënime sporadike për ish-zyrtarë të ushtrisë dhe të Ministrisë së
Mbrojtjes me ndalime me afat nga 1 vit deri në katër të ushtrimit të
detyrës në funksione shtetërore. Ky është bilanci i vendimit të Gjykatës
së Shkallës së Pare, për të akuzuarit per tragjedine e Gerdecit.
Ish-drejtori i MEICO-s u shpall fajtor per shkelje te rregullave ne pune, shkaterrim te prones, shperdorim te detyres dhe i pafajshem per falsifikim dokumentash, si dhe iu pushua akuza per shperdorim detyre ne bashkepunim. Ne total Ylli Pinari u denua me 18 vjet burg dhe ta vuaje heqjen e lirise sipas gjykates ne nje burg te sigurise se zakonshme.
Dritan Minxolli, ish-drejtori i fabrikes se demontimit u denua me 18 vjet burg, mes te cilave perveç shkeljes se rregullave ne pune edhe per prodhim dhe te municioneve dhe armembajtje pa leje. Mbikeqyresi i MEICO-s, Sokol Ngjeci u denua me 10 vjet burg per shkaterrim prone dhe shperdorim detyre.
Nderkohe qe administratori i "Albademil", Mihal Delijorgji u denua me 10 vjet burg, per shkelje te rregullave te lendeve plasese dhe iu pushua akuza e shkaterrimit te prones. Per asnjerin prej ketyre te pandehurve gjykata nuk e permendi akuzen e prokurorise, per vrasje per shkak te cilesive te veçanta.
Nga ushtaraket e larte ai qe mori me shume denim eshte ish shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, i cili denua me 6 vjet burg nga 8 qe kishte kerkuar prokuroria, si dhe ndalim te te drejtes per te ushtruar detyra shteterore per kater vjet. Luan Hoxha, prej janarit te 2012 është larguar nga Shqipëria dhe jeton bashkë me familjen e tij ne SHBA.
Zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem Agim Lala u deklarua i pafajshem. Ish-komandanti i Forces se Bashkuar Shpetim Spahiu u denua me kater vjet burg, por ky denim sipas gjykates i pezullohet me denim ne prove, ndersa ish-komandanti i Brigades Mbeshtetese Zija Bahja,u shpall i pafajshem sipas gjykates. Pafajesi moren edhe Rezart Tershana, Adriatik Mema, ish- sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes, Juliana Margariti, Besnik Dauti, Agim Babameto.
Nderkohe qe shoqeria "Albademil" u shpall fajtore dhe u denua me 25 milione leke gjobe, si dhe ndalim te te drejtes per te marre pjese ne prokurorime publike dhe per te ushtruar lejen e demontimit per 10 vitet e ardhshme. Vendimi u prit me kundershtime nga familjaret e viktimave. Zamira Durda, gruaja qe ka humbur nje femije ne kete tragjedi dhe qe u shnderrua ne simbolin e protestes per 4 vite me radhe shpertheu ne akuza kunder gjykates. Gruaja mbajti te bllokuar per disa minuta deren e gjykates, duke mos lene askend qe te dilte.
Me pas Zamira tentoi te takonte gjyqtaret qe dhane vendimin, por u ndalua nga policia. Gjate procesit ra ne sy prania e policise, e cila ishte kerkuar per te parandaluar ndonje reagim nga familjaret e 26 personave qe mbeten te vrare ne tragjedine e 15 marsit 2008.