E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Muzete ndihmojne per dokumentimin e kujteses se kombit

Është zhvilluar tryeza e parë për hartimin e Strategjisë Kombëtare në fushën e Muzeologjisë në kuadër të riorganizimit të sistemit të muzeve në vendin tonë. Ministri i Kulturës Aldo Bumçi,në cilësinë e kryetarit të komisionit tha se muzetë ndihmojnë për dokumentimin e kujtesës së kombit. Gjithashtu Bumçi theksoi faktin se muzetë janë edhe një atraksion turistik. Në këtë tryeze u prezantua edhe situata aktuale e muzeve në gjithë Shqipërinë si dhe mundësia e ndërtimit të muzeve të rinj me koncepte aktuale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›