E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci deshmia e punetorit Me paralajmeruan per rrezikun

TIRANEuml- Njeri prej punonjesve ne fabriken e demontimit ne Gerdec Andi Belliu deshmoi sot ne seancen e rradhes te Gerdecit se kishte marre sinjalizime te mos punonte ne projektin e dyte te demontimit te kalibrit te larte pasi mbarte rrezikshmeri te larte. Belliu gjate nje deshmie qe zgjati mbi nje ore tha se kish nisur punen ne Gerdec ne fund te gushtit 2007 pune qe kishte zgjatur deri ne fund te nentorit.

Gjate kesaj periudhe Belliu punonte prane makinerive te demontimit te fishekeve ne turn te trete ku arriti te krijonte marredhenie miqesie dhe me Rod Tejlorin menaxherin lokal te kompanise SAK. Belliu tha se zoteronte nje qender interneti prane Vores te cilen Tejlor e vizitonte shpesh. Ne te tilla kushte edhe pas perfundimit te punes ne Gerdec me mbarimin e procesit te demontimit te fishekeve Belliu mbante kontakte me Tejlor.

Ky i fundit mesohet ti kete thene mbas krishtlindjeve te vitit 2007 se projekti i dyte i demontimit te kalibrit te larte ne Gerdec ishte mjaft i rrezikshem dhe se vete Tejlor dilte me vrap nga zyra. Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja se perse nuk u angazhua serish ne Gerdec. Por ka ardhur menjehere reagimi i pales mbrojtese te Mihal Delijorgjit ku avokati Maks Haxhia u shpreh se nuk ishte dakort me deshmine e Belliut pasi ishte e manipuluar. Nderkohe nga trupi gjykues u pranua kundershtia e pjesshme e deshmise se dites se sotshme lidhur me saktesine e disa datave te permendura ne deshmi. Gjate deshmise se tij Belliu pranoi gjithashtu dhe se kish takuar rastesisht Patrik Henryn dhe se imazhet e shperthimit te paraqitura nga disa televizone te shperthimit ja kishte treguar Rod Tejlor diten e shperthimit te Gerdecit kur Belliu e kish takuar per here te fundit Tejlorin i cili me pas u largua ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›