E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster bie nga shtylla vdes 20-vjecari

GJIROKASTER- Bie nga nje shtylle rreth 5 metra e larte humb jeten nje 20-vjecar ne Gjirokaster. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10 te paradites se sotme ne lagjen Zinxhira te qytetit ku i riu punonjes i nje televizioni kabllor ka rene nga shtylla teksa tentonte te instalonte nje kabull.

Sipas deshmitareve shkak i vdekjes se 20-vjecarit Genti Gaxha ka qene humbja e ekuilibrit. Pavaresisht nderhyrjes se shpejte dhe transportit te tij ne sptialin rajonal i riu nuk ka mundur ti shpetoje vdekjes. Sipas mjekeve 20-vjecari Gaxha kishte pesuar goditje te forte cka i ka shkaktuar vdekjen.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›