E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci dosja e Pinarit kalon ne Gjykaten e Larte

Ylli Pinari akuzohet si nje nga pergjegjesit per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec ku nga shperthimi i fabrikes se demontimit te armeve humben jeten 26 persona. Pinari ka kerkuar shuarjen e mases se sigurise ndaj tij qe ne muajin korrik me argumentin se afatet e paraburgimit te parashikuara nga ligji kane skaduar dhe masa e arrestit ka humbur fuqine.

Kerkesa e Pinarit eshte rrezuar me pare nga gjykatat e shkalleve me te ulta dhe tashme do te vendose Gjykata e Larte per lirimin e tij apo jo.

Gjykimi per ceshtjen Gerdeci ndodhet ne fazen e administrimit te materialeve shkresore nga prokuroria dhe brenda ketij viti pritet qe gjykata te dale me nje vendim per 29 te pandehurit.

2010-10-10 1003

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›