E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjetqendra te vecanta per te semuret mendore

Jane 73 te denuar ne burgjet e vendit me probleme mendore si dhe te tjere qe kane varsi nga substancat narkotike qe po trajnohen ne institucionet e vuajtjes se denimit. Sipas nje njoftimi te drejtorise se pergjithshme te burgjeve mesohet se ne 6 institucione te ekzekutimeve te vendimeve penale jane hapur seksione te kujdesit te vecante ku do te trajtohen sipas nje programi te detajuar personat qe paraqesin crregullime mendore dhe kane vartesi nga substancat narkotike.

Ky eshte nje projekt pilot filloi te aplikohet ne Fushe-Kruje ne burgun e Ali Demit Lezhe Peqin Vlore dhe Durres pas rekomandimeve dhe bashkepunimit me eksperte te Komitetit Shqiptar te Helsinkit. Keto institucione kane infrastrukturen e duhur dhe staf te kualifikuar per te aplikuar kete projekt.

Sipas IEVP jane bere keto ndarje

1.Ne burgun e Durresit 12 persona me varesi nga substancat narkotike

2.Ne burgun e Vlores 22 persona me varesi nga substancat narkotike

3.Ne burgun Ali Demi 5 gra me probleme te shendetit mendor

4.Ne burgun e Peqinit 9 persona me probleme te shendetit mendor

5.Ne burgun e Lezhes 6 persona me probleme te shendetit mendor

6.Ne burgun e Fushe-Krujes 19 persona me probleme te shendetit mendor

Te denuarit qe jane vendosur ne keto seksione nuk kane kontakte me te denuarit e tjere dhe vetem pasi konsiderohen te rehabilituar mund ti bashkohen kategorise tjeter te grupit.

Programi i te burgosurve ne keto seksione perfshin kryesisht sherbim psiko-social dhe terapi intensive me qellim rehabilitimin e personave me crregullime mendore dhe atyre te cilet kane vartesi nga substancat narkotike.

Duke paraqitur keto probleme kjo kategori te denuarish vuante paragjykime dhe diskriminime nga bashkevuajtesit e tjere. Ne shume raste krijoheshin konflikte si pasoje e diversitetit te sjelljes te cilat ndikonin ne prishjen e qetesise ne institucione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›