“Gërdeci”, kërkohet largimi i grupit të ekspertëve
Avokati Maks Haxhia ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit largimin e ekspertëve të çështjes.
Kërkesën e tij avokati Haxhia e ka argumentuar se kreu i grupit të ekspertëve ka konflikt interesi pasi djali i tij punon në prokurori.
Sipas tij djali i kreut të grupit të ekspertëve ka nisur punën një muaj pasi u përcaktua edhe eksperti i çështjes së Gërdecit.
Ndërkohë trupi gjykues do të shqyrtojë kërkesën e avokatit Maks Haxhia për largimi ose jo të grupit të ekspertëve të çështjes së Gërdecit.