E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, pranga për vjedhje 19-vjeçarit

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për vjedhje. Burime nga policia e Lezhës theksojnë se seksioni kundër krimeve ndaj pronës bëri të mundur ndalimin e 19-vjeçarit Emirjon Margjini, banues në fshatin Rrilë të rrethit Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 25.02.2011, rreth orës 22.00, ka vjedhur me dhunë banesën e shtetases me iniciale L.N, duke i marrë asaj 1 (një) armë gjahu të cilën e mbante me leje, 1 (një) aparat celular të tipit "Nokia" si dhe 6000 (gjashtë mijë) lekë të reja.

19-vjeçari ka qënë i shpallur në kërkim me datën 26.02.2011 dhe u kap sot në banesën e tij në fshatin Rrilë të rrethit Lezhë.

Policia thekson se është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë të kësaj ngjarje por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.


Ndërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim",në ngarkim të 19-vjeçarit Emirjon Margjini.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›