Gërdeci renditet në vendin e parë në botë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Shpërthimi i Gërdecit ka zënë vendin e parë në toplistën e aksidenteve më të rrezikshme të depove të armatimit gjatë këtij viti në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Koloneli i ushtrisë amerikane dhe ish-kreu i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për demontimin, George Zahaçevski, në dokumentin “Depot e rrezikshme” përmbledh 137 aksidentet më të mëdha në të gjithë botën, ku si shkak kanë shërbyer municionet e rrezikshme dhe të vjetëruara. Mes këtyre 137 rasteve është vendosur edhe tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Sipas këtij raporti, faktorë për këtë incident të rëndë ishin municionet e vjetra, paketimi i keq dhe mungesa e sigurisë. Në këtë raport, në fakt, Shqipëria përmendet dy herë, përveç shpërthimit tragjik të 15 marsit, vendi ynë përmendet edhe për ngjarjet e vitit 97. Kështu, në këtë raport janë listuar shpërthimet në 15 qytete të vendit, ku si pasojë e gabimeve njerëzore dhe masave të dobëta të sigurisë u shkaktuan shpërthime që u morën jetën 59 personave. Kjo bëri që NATO të nisë një program trajnimi të FA për pastrimin e armatimeve të paplasura. Shpërthime të rrezikshme në depot e municionit kanë ndodhur edhe nëpër botë, si Uzbekistan dhe Bullgari. Ndërkohë që më 29 dhjetor të vitit të kaluar nga 6 shpërthime të ngjashme në Kolumbi vdiqën 2 vetë dhe u plagosën 7 të tjerë. Shpërthime në depo armatimi kanë ndodhur edhe në Siri, Kongo, Sudan, Mozambik dhe Serbi.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008