Zbardhet misteri i letrës së Bashës drejtuar OSBE
Autori i Lajmit: red.
Është zbardhur dje nga Ministria e Jashtme dhe enigma disaditore e letrave që kjo ministri ka komunikuar me zyrtarë të OSBE-së për çështjen e formatit të ri të mandatit të këtij institucioni në Shqipëri. Sipas ministrisë, në letrën dërguar homologut të tij finlandez, Aleksander Stubb, ministri i ka kërkuar atij që ka pasur dhe presidencën e radhës së OSBE-së, që të ndryshojë mandatin e misionit të tyre në Shqipëri, ku në fokus ka qenë Reforma Zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Sipas këtij dikasteri, në letër thuhet: “Më lejoni, t Ju shpreh vlerësimin e lartë të Qeverisë Shqiptare dhe timin personalisht për angazhimin dhe përkushtimin në punën Tuaj si kryetar i radhës së OSBE-së. Me këtë rast, dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj kërkesën e Shqipërisë, tashmë të shprehur edhe në forumet e OSBE-së në Vjenë, për ndryshimin e mandatit të Pranisë së OSBE-së në vend. Duke kërkuar ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE-së në Shqipëri, dua t ju siguroj, i nderuar Ministër, për vlerësimin maksimal të Qeverisë Shqiptare për punën dhe asistencën e saj në zhvillimet demokratike në vend. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj gatishmërinë tonë për të filluar procesin e negociatave, në mënyrë që të kalojmë në një fazë të re marrëdhëniesh me OSBE-në dhe praninë e saj në Shqipëri, duke synuar kështu realizimin e disa prioriteteve madhore të integrimit evropian të Shqipërisë. Nisur nga fakti që mandati aktual i pranisë është miratuar para gjashtë vjetësh, si dhe bazuar në tendencat e qarta të progresit demokratik të vendit, si marrja e ftesës në Samitin e Bukureshtit dhe përmbushja e procedurave vijuese për anëtarësimin me të drejta të plota në NATO, nënshkrimi i MSA me BE dhe arritjet e pamohueshme në realizimin e aspiratave tona integruese, gjykojmë se Shqipëria është në stadin kur duhet të marrë gradualisht pronësinë gjithnjë e më të madhe të proceseve, përmes kapaciteteve të rritura profesionale dhe drejtuese të institucioneve shqiptare. Për këtë arsye, ne do të mirëprisnim bashkëpunimin Tuaj për të fokusuar mandatin e ri të pranisë së OSBE-së në Shqipëri në dy çështje themelore: Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, me një afat kohor të përcaktuar qartë. Së fundi, zoti Ministër, influenca Juaj si kryetar i radhës i OSBE-së për ndërmarrjen e këtij vendimi politik nga strukturat vendimmarrëse të OSBE-së, do të ishte mjaft e mirëpritur nga unë dhe Qeveria Shqiptare”, - thuhet në letrën e Bashës.
Letra që ministri Stubb i dërgoi ministrit Basha më 14 korrik 2008
Ishte kënaqësi t ju takoja në Stokholm në datën 29 maj 2008. Gjithashtu, dëshiroj t ju falënderoj për letrën Tuaj të datës 28 maj 2008, në të cilën përsëritet kërkesa për ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Më lejoni fillimisht t ju siguroj se është për t u vlerësuar progresi që Shqipëria ka bërë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, dëshiroj të inkurajoj aspiratat evropiane të Shqipërisë në këto vite. Integrimi dhe bashkëpunimi i ngushtë janë thelbësore për të ardhmen e Evropës, për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e saj. OSBE luan rolin e një partneri afatgjatë në asistimin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për vazhdimin e reformave demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe përpiqet të bashkëpunojë me Shqipërinë për realizimin e një sërë projektesh në përputhje me mandatin e pranisë së OSBE-së. OSBE mbetet e gatshme të vazhdojë këtë punë në dobi të popullit shqiptar. Unë do të sugjeroja që projektet e detajuara të pranisë së OSBE-së në Shqipëri të diskutohen në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008