Gerdeci rrezohet kerkesa per lirim e Minxollit
TIRANE-Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes rrezoi sot kerkesen per lirim te Dritan Minxolli i pandehur ne ceshtjen Gerdeci se bashku me Mihal Delijorgjin e Ylli Pinarin.
Avokati Arben Prifti mbeshteti kerkesen e tij tek afati i dosjes se klientit qe sipas tij ka kaluar nje vit nga dergimi i saj ne gjykate.
Por trupi gjykues vleresoi sot se nuk ka perfunduar afati i paraburgimit qe pretendon i pandehuri pasi sipas gjykates kane mbetur afat dhe 2 muaj e 18 dite burg. Trupi gjykues vleresoi se kerkesa ishte e pabazuar ne ligj dhe prova duke hequr keshtu shpresat se Minxolli lirohej.
Menjehere ka reaguar avokati tjeter i te pandehurit Maksim Haxhija qe theksoi se vendimi i sotem i Gjykates se Shkalles se Pare eshte antikushtetues dhe ne kundershtim me ligjin dhe eshte larguar nga seanca se bashku me avokatin Prifti.
Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s si dhe ish-kreret me te larte te ushtrise shqiptare. Dritan Minxolli ishte pergjegjesi i fabrikes se demontimit te armeve.
d.b/BalkanWeb