E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkeqesohet moti stuhi dhe debore

Rreshjet e denduara te shiut do te rikthehen serish diten e premte. Intensiteti i tyre pritet te jete i larte sipas meteorologeve duke perseritur pothuajse te njejten situate si diten e hene. Por kete here ato pritet qe te shoqerohen dhe nga rreshje te konsiderueshme bore ne zonat malore.

Parashikohet qe dita e enjte te sjelle nje dobesmi te intensiteti te shirave dhe reshjeve te shiut dhe debores. Nderkohe duke filluar nga mesnata e te enjtes do te kemi nje fuqizim te vranesirave dhe si te thuash nje riperseritje te situates se te henes ku vranesirat dhe rreshjet e shiut dhe debores do te jene me intensitet shume te larte ne pjesen me te madhe te vendit. Do te thoja qe muaji nentor do te mbyllet me kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezente ne te gjithe territorin ben te ditur Lajda Porja meteorologe.

Rreshjet e bores sipas meteorologeve do te shoqerohen nga temperatura te cilat parshikohen te shkojne deri ne -4 grade celcius ne disa zona te caktuara te territorit te vendit.

Vlerat termike ne fakt kane pesuar renie ne mengjesin e sotem dhe neser pritet te kemi nje renie. Vlera me te uleta do te shenohen kryesisht ne zonat malore dhe ne juglindje me -3 apo -4 grade celcius. Nga ddita e premte dhe ne vijim pritet qe te kemi nje rritje te lehte te temperaturave. Vlerat maksimale nuk do ta kapercejne 16-17 gradeshin tha Porja.

Edhe era do te jete e fuqishme kryesisht ne det duke sjelle per pasoje edhe veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve lundruese. Pritet qe shpejtesia e saj te shkoje deri ne 80 km ne ore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›