Gerdeci rrezohet kerkesa per lirimin e Pinarit dhe Delijorgjit
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet e kryesuar nga gjyqtari i vetem Besnik Hoxha ka rrezuar kerkesen e mbrojtjes per lirimin e Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit.
Shkak per kete kerkese sipas avokateve eshte bere mbarimi i afateve te qendrimit ne paraburgim nga te pandehurit e akuzuar si arkitektet e tragjedise se Gerdecit. Sipas avokateve te pandehurit Delijorgji Pinari dhe Ngjeci po qendrojne ne paraburgim jashte cdo norme ligjore dhe ne kundershtim te plote me Kushtetuten. Kane mbaruar prej me shume se 91 dite afatet e paraburgimit per klientet tane. Pasi qe nga momenti i mbylljes se hetimeve dhe dorezimit te dosjes ne gjyq e deri tani kane kaluar mbi 12 muaj kohe dhe ndaj tyre nuk ka nje vendim. Bazuar ne kete te drejte ata duhet te lirohen pasi ligji parashikon se nese ndaj personit te akuzuar nuk ka nje vendim brenda 12 muajve qe nga momenti i dorezimit te dosjes ne gjyq i ndryshohet masa e sigurise-thane avokatet e tre te pandehurve.
Keto pretendime i kundershtoi prokurori duke u shprehur se te pandehurit kane edhe 2 muaj e 10 dite kohe per ti mbaruar keto afate hetimore. Gjyqtari pasi degjoi palet vendosi te shtyje seancen gjyqesore per sot ne ora 930 minuta per tu shprehur me vendim. Kjo kerkese e te pandehurve eshte rrezuar kohe me pare nga treshja gjykuese qe po shqyrton dosjen penale ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ku si pasoje e shperthimit te 15 marsit humben jeten 26 persona dhe mbi 300 u plagosen.
Ne seancat e meparshme Ylli Pinari ish drejtori i kompanise MEICO i pandehur per dosjen Gerdeci ka hedhur poshte akuzat e prokurorise. Pinari ka mbajtur nje deklarate te gjate ne te cilen nuk ka pranuar asnje nga akuzat e bera nga Prokuroria sipas te ciles Pinari ka favorizuar kompanine Albademil dhe ka shkelur rregullat ne perzgjedhjen e kompanise se demontimit SAC.
Kompania SAC nuk ka qene e paracaktuar ne zgjedhjen e saj nuk eshte shkelur asnje rregull- ka thene Pinari.
Duke u ndaluar ne emailet e shkembyera me Patrik Henrin Pinari ka sqaruar se eshte folur per procedurat e demontimit.
Ne vijim Prokuroria zbuloi emailet rreth 20 te dokumentuara ne seance sipas te cilave duket qarte se kompania e demontimit ka qene e paracaktuara nga autoritetet shqiptare para se te merrej vendimi per ngritjen e fabrikes ne Gerdec.
Sipas emaileve qe paraqitura nga Prokuroria emailet e shkembyera tregojne se SAC ishte perzgjedhur nderkohe qe ende nuk ishte pergatitur baza ligjore per nje gje te tille.
Prokuroria ka zbuluar se Henry dhe Pinari jane ndermjetesuar nga nje shtetas zviceran me banim ne Amerike i cili ka qene edhe me heret ne Shqiperi per probleme te demontimit.
Madje sipas akuzes Albademil eshte perzgjedhur nga Ylli Pinari dhe kjo zgjedhje eshte bere per interesat e tyre.
Selmanllari ne gjykate mohon firmen dhe pasaporten e tij
Rrahman Selmanllari miku i familjes se kryeministrit i akuzuar si i implikuar ne nje sere ceshtjesh te dyshimta deshmoi dje ne gjykate per Gerdecin. Ai eshte paraqitur perpara togave te zeza duke mohuar cdo lidhje me procesin e demontimit madje duke mohuar edhe firmen dhe pasaporten e tij qe ndodhen ne dokumentet e kompanise. Selmanllarit nuk iu kujtua nese kishte hedhur firmen ne nje shkrese te nenshkruar nga Patrik Henry pronari i kompanise SAC ku ai emerohej perfaqesues per Shqiperine. Nuk me kujtohet fare. Une nuk di gje per kete. Nuk kam lidhje fare-iu pergjigj Selmanllari pyetjes se prokurorit Altin Dumani ne lidhje me shkresen e sekuestruar gjate fazes se hetimit ku Patrik Henri e autorizonte si perfaqesues te tij. Vete amerikani Patrik Henri ka thene se ka emeruar Selmanllarin me propozim te Ylli Pinarit. Madje bashkengjitur ne shkrese eshte edhe fotokopja e pasaportes se Selmanllarit si dhe firma e tij. Nje tjeter dokument shkresor qe implikon Selmanllarin eshte edhe procesverbali i terheqjes se tre arkave me fisheke. Miku i kryeministrit ka firmosur ne kete shkrese me date 15 maj 2007 por dje ne gjykate e ka mohuar. Edhe deshmitare te tjere e kane permendur emrin e Selmanllarit ne proces por ai ka mohuar dje gjithcka. Per cudi edhe prokuroria nuk ka insistuar aspak per te ballafaquar pergjigjet e deshmitarit me dokumentet shkresore.