E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia ekonomia humb 27 miliarde leke

Nuk ka te ndalur thellimi i deficitit tregtar i cili vijon te mbetet ne shifra te larta edhe ne muajin tetor.

Instituti i Statistikave INSTAT raportoi dje shifrat e tregtise me jashte ku rezulton nje humbje per ekonomine shqiptare ne nivelin e rreth 27 miliarde lekeve.

Sektoret e prodhimit te energjise dhe mineraleve kane mundur te japin efekte pozitive ne bilancin tregtar duke zbutur nivelin e deficitit per muajin tetor.

Konkretisht eksportet regjistruan nje vlere mallrash prej 14 miliarde e 456 milione lekesh me nje rritje me 5.1 per qind ne krahasim me shtatorin dhe rritje me 50 per qind ne krahasim me tetor 2009 pra me nje vit me pare.

Sa u takon importeve niveli i tyre shenoi shumen e 41 miliarde e 466 milione leke mallra me rritje 1.2 per qind ne krahasim me nje muaj me pare dhe me rritje 10.5 per qind ne krahasim me tetorin e vitit te kaluar.

Ne keto kushte deficiti tregtar i muajit tetor eshte rreth 27 miliarde leke duke shenuar nje ulje prej 0.8 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 3.2 per qind krahasuar me tetor 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›