E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Mediu, mbrojtja kundërshton gjetjet e ekspertëve

Përfundon pas tre orësh procesi në ngarkim të Fatmir Mediut për dosjen “Gercedi”.

Avokatët e ish ministrit të mbrojtjes kërkuan riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Policcanit.

Gjykata do shprehet lidhur me këtë kërkesë në seancën e radhës në 9 tetor ora 9.

Vetë zyrtari më i lartë i ministrisë për kohën nuk ishte prezent në seancë, por u mbrojt nga avokati i tij, Henrik Ligori që kundërshtoi fort konkluzionet e katër ekspertëve.

Përgjigjia e prokurorit të SPAK, Klodian Braho:

Qëllimi i paraqitjes si provë të akt ekspertimit është dëmi i shkaktuar nga mosdeklarimet tatimorë dhe kostot e transportit.

Pavarësisht se ekspertët mund të kenë dhënë vlerësim juridik, ne e kemi paraqitur aktin jo për vlerësime juridike, por për ato ekonomike e shkencore.

Në disa raste mbrojtja është munduar edhe t’i vendosë ekspertët në vështirësi. Nuk ka 5 licenca të sac në dosje. Ka vetëm një vetëdeklarim nga SAC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›