Gerdeci u favorizua nga deshmite e rreme

Dy drejtuesit e uzinave te demontimit ne Polican Lavdi Shatro si dhe ne Gramsh Fiqeret Mato kane dhene te dhena te rreme per funksioninm e ketyre uzinave duke i dhene prioritet ndertimit te fabrikes ne Gerdec. Por jo vetem kaq edhe kompania amerikane SAC ishte e konfiskuar nga autoritet amerikane si dhe nuk ishte e licensuar per demontimin e armeve. Kjo ka qene nje pjese e deklarates se prokuroriit Genci Qano gjate paraqitjes se provave shkencore ne gjykaten e Tiranes per per seancat gjyqesore te tragjedise se Gerdecit. Por jo vetem kaq ne nje material prej rreth 20 faqesh te lexuar nga prokurori Qano ka pasur edhe debate ku avokati i te pandehurit Fiqeret Mato ish drejtori i uzines se Grashmit pohon se shkresa e dyte e derguar ministrise se mbrojtjes se uniza e Gramshit nuk ka kapacitet per demontimitn e armeve eshte false pasi ne fund nuk ishte firma e klientet te tij dhe per kete kerkon ekspertizen e firmes. Ndersa avokati mbrojtes i te pandehurit Mihal Delijorgji administrator i kompanise Alba-Demil Maksim Haxhia ka theksuar se prokurori po mban nje qendrim diferencial pasi keto prova nuk mund te administrohen ne dosje te organit te akuzes. Sipas avokatit Haxhia prokuroria po paraqet prova per kompanine amerikane SAC dhe Patrik Henrin ne nje kohe qe nuk i ka te pandehur.