E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Gjykata liron Izet Haxhine



Lihet i lire ne Turqi Izet Haxhia i denuari per vrasjen e deputetit te PD Azem Hajdari. Gjykata turke ka dhene diten e hene vendimin per Haxhine duke e liruar nga burgu. I arrestuar ne 3 qershor te 2006 ne Turqi per llogari te drejtesise shqiptare pas afro dy vjetesh Haxhia tashme eshte i lire duke mos pasur asnje problem me drejtesien turke. I denuar me 25 vjet burg per vrasjen e liderit te dhjetorit Azem Hajdari per Izet Haxhine ishte leshuar nje urdher arresti nderkombetar nga drejtesia shqiptare. Per kete arsye policia turke ka bere te mundur edhe arrestimin e tij ne 2006 ne Kushadasi ne zonen e Antalias. Menjehere pas vrasjes Haxhia eshte larguar nga vendi. Sipas te dhenave te policise ai ka jetuar deri ne fund te vitit 2004 ne Stamboll dhe me pas eshte zhvendosur ne zonen turistike te Antalias ne Kushadasi ku edhe u kap.

Pas kesaj drejtesia shqiptare nis procedurat per ekstradimin e tij drejt Shqiperise ku edhe ka mare vendimin e formes se prere. Por nderkohe Izet Haxhia ne Turqi ka bere kerkese autoriteteve te drejtesise turke per ti dhene azil politik por kjo eshte rrezuar duke i hapur drite jeshile drejtesise shqiptare per ta ekstraduar drejt Shqiperise. Por edhe pse gjithcka ka qene ne favor te drejtesise shqiptare kjo e fundit mund te thuhet se ka deshtuar tashme per te sjelle ne Shqiperi te denuarin per ate qe cilesohet si vrasje e shekullit ekzekutimin ne 12 shtator te 1998 te deputetit te PD Azem Hajdari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›