E Martë, 3 Nëntor 2026

Gërmime në parkun arkeologjik Antigone- Adrianopol, rinis ekspedita shqiptaro- italiane

Në parkun arkeologjik të Antigonesë në zonën e Agorase kang  rinisur gërmimet arkeologjike nga grupi i arkeologëve italo-shqiptar të përfaqësuar nga arkeologët Roberto Perna dhe Sabina Veseli .

Një projekt ky i miratuar nga ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit  i cili konsiston në kërkime shkencore të thelluara për zonën e Agoras dhe më gjerë.

Qëllimi i gërmimeve arkeologjike është gjetja e monumenteve të rëndësishme siç është teatri i Antigonesë dhe jo vetëm objekte këto të cilat janë me mjaft interes edhe për turistët. Gërmimet në parkun arkeologjik të Antigonesë do të zgjasin për 4 javë me radhë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›