Viti i ri shkollor – Shkollat përgatiten për të pritur nxënësit

Ndodhemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, për këtë arsye kanë nisur përgatitjet e shkollave. Edhe shkolla Riza spahiu në Kukës po bëhet gati për të pritur nxënësit në shtator.
Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë vazhdon ndërsa pritet të formohen dy paralele klasa të para.
Vitin e shkuar shkollor, shkolla Riza Spahiu numëronte 486 nxënës, edhe këtë vit pritet që kjo shifër të mos ndryshojë.
/RTSH/