Gërmimet arkeologjike në Korçë – Nevojiten studime në vendbanime, për epokën e Hekurit

Epoka e Hekurit dhe ajo e Bronzit në Shqipëri përfaqësojnë dy nga periudhat më të rëndësishme të prehistorisë shqiptare sepse nis formimi i etnosit ilir. Deri në vitet 50 të këtij shekulli këto epoka ishin fare pak të njohura për shkak të mungesës së gjurmimeve sistematike në këtë fushë studime. Materialet arkeologjike ishin të kufizuara dhe shpesh here të pa shoqëruara me indikacione të sigurta lidhur me vend gjetjen dhe rrethanat e zbulimit të tyre.
“Përveç vend banimeve ato vijnë edhe nga varrezat, vendbanimet më të hershme të periudhës së hekurit janë kalaja e Trajanit, Shpella e Hekurit, kemi Drenovën njësi tipike të epokës së hekurit”, tha përgjegjësi i muzeut, Dorian Kallanxhi.
Kallanxhi thotë se ka nevojë për gërmime të mëtejshme sa i takon kësaj periudhe, kryesisht në vendbanimet, pasi ajo njihet më së shumti nga kultura e tumave.
Epoka e hekurit varion nga 1100 deri 500 vjet p.e.s. Kjo periudhë karakterizohet nga vendbanimet e fortifikuara dhe tumat.
/RTSH/