E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gërmimet në kalanë e Gjirokastrës – Arkeologët zbulojnë një skelet njeriu dhe një kafshe

Pas një periudhe të gjatë gërmimesh në kalanë e Gjirokastrës, ku përveç zbulimit të murit antik, qeramikës arkeologët kanë gjetur edhe një skelet njeriu dhe kafshe. Arkeologia Pamela Llapaj u shpreh se evidentimi i murit antik ka ngjall një interes të madh për të vijuar gërmimet.

“Gjatë gërmimeve kemi zbuluar një mur mbajtës që mendohet se i përket antikitetit të vonë, përveç zbulimeve të qeramikës është zbuluar dhe një skelet njeriu dhe kafshe”, u shpreh arkeologia.

Arkeologia Llapaj thotë se këto gërmime janë interesante  pasi kanë arritur të gjejnë themele të hershme të antikitetit dhe faza jetese.

“Është mjaft interesante pasi po gjejmë themele më të hershme”, tha Llapaj.

Gërmimet arkeologjike, të cilat po kryhen në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kalasë do të mbyllen me zbulimin e murit dhe gjetjet në të ,për të vijuar vitin tjetër.

Gazetar L.Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›