Orkestra e RTSH koncert në parkun “Rinia” – Në program, kolona zanore të filmave shqiptarë

Një mbrëmje e veçantë me muzikë nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptar do të sjellë koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar në parkun “Rinia” në Tiranë.
Nën drejtimin e maestro Gridi Kraja, Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar do të vij me nostalgjinë për filmat shqiptar të realizuar nga kinematografia.
Për të gjithë artdashësit emocionet e kinemasë do të vijnë përmes Orkestrës të Radiotelevizionit Shqiptar ku fuqia e muzikës simfonike do të jehoj mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në parkun “Rinia” në Tiranë.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/