E Shtunë, 31 Tetor 2026

Germimet ne rrugen e Namazgjase zbulohet kalaja e dyte ne Elbasan

Elbasani me dy kala. Gërmimet gjatë rikonstruksionit të rrugës së Namazjasë zbuluan muret rrethuese të Jeniçer Kalase. Deri tani mendohej se kalaja ndodhej larg Elbasanit ndaj vëmendja ishte përqëndruar në afërsi të Bradasheshit.

Arkeologu Mariglen Meshini, nisur nga gurët, teknika dhe mënyra e ndërtimit vlereson se kalaja i përket shekullit 16 që përkon me periudhën Otomane.

Specialistët thonë që në Elbasan ka ekzistuar një kala e njohur si Jeniçer Kalaja. Por pritet ende një rezultat përfundimtar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Ky është zbulimi i dytë i madh në Elbasan brenda pak viteve pas zbulimit të mozaikut në qendër të qytetit. Kjo dëshmon edhe njëherë për vijimësinë e qytetërimit në Skampë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›