Gerrard: E refuzova Bayernin

Stiven Gerrard e ka zbuluar një sekret të fundit të karrierës së tij. Legjenda e Liverpoolit ka thënë se ai ka refuzuar një ofertë tejet joshëse nga Bayern Munchen.
"Edicionin e kaluar isha në fokusin e Bayernit. Ata kishin bërë gati një ofertë tejet joshëse për mua. Unë refuzova kalimin te Bayerni. Mund të isha kampion Evrope me atë skuadër, por unë jam krenar që kam qenë dhe jam i Liverpoolit. Edhe këtë edicion Bayerni më ka kërkuar. Kam qenë i preferuari i Guardiolës por unë nuk e kam braktisur dhe nuk do ta braktisë asnjëherë Liverpoolin" ka thënë Gerrard./Indeksonline/