E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan ofron 8 milion për Ljajiç, Fiorentina i refuzon

Milan lëviz kartat për Ljajiç. Administratori i kuqezinjve Adriano Galianii ka dërguar Fiorentinës një ofertë zyrtare prej 8 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit serb. Por vjollcët e kanë refuzuar menjëherë ofertën me presidentin Della Vale që e ka quajtur një ofertë shumë të ulët.

Galiani po punon shumë në tregun e transferimeve ku objektivi numër një ngelet Honda ndërsa alternative Ljajiç. Kuqezinjtë do të udhëtojnë për në amerik për turneun miqësor por duket se gjërat kanë ndryshuar në merkato. Milani është i lodhur nga rezistenca e CSKA-së dhe po kërkon të sulmojë për serbin që sipas tij llogaritet 8 milionë euro nisur nga fakti se I skadon kontrata në sezonin e ardhshëm.

Fiorentina nga ana tjetër nuk dorëzohet dhe kërkon jo më pak se 10 milionë euro për talentin e saj. Arritja e rinovimit me serbin për presidentin e Fiorentinës është shumë larg por ai kërkon që të mos ta humbasë pasi e cilëson si një ndër lojtarët më të mirë të skuadër që mund të bëjë mirë me Gomez dhe Rosin në vijën e parë të sulmit.

Milanit i ngelen edhe dy javë kohë për të arritur një akord me lojtarin ose të kërkoj për një pistë tjetër pasi koha nuk premton dhe sezoni i ri është në prag. Me këtë grup futbollistësh që disponon Alegri do ta ketë shumë të vështirë për të përballuar një sezon të gjatë dhe angazhimin në të treja kompeticionet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›