Gerti Bogdani: Si mund të shahet vendi yt jashtë shtetit?
Për deputetin demokrat, Gerti Bogdani, sharja e vendit jashtë shtetit, është një blasfemi. Duke folur në një intervistë për Ora Neës, duke iu referuar incidentit të Vjenës, Bogdani ka thënë se Rama ka dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë. Për këtë arsye, sipas tij, komisioni hetimor që pritet të ngrihet për Ramën do të kërkojë marrjen e përgjegjësive nga ky i fundit.
Përmes komisionit ne synojmë zbardhjen e incidentit dhe marrjen e përgjegjësive. Rama flet për nepotizëm, ndërkohë që ska të bëjë me këtë. Zoti. Rama tregon papërgjegjshmëri totale politike që vendos dorë mbi një diplomat shqiptar. Pse vjen kjo? Në fund të takimit Ceka i ka thënë se pse duhet të shash vendin tënd kaq shumë. Nuk duhet bërë kjo gjë jashtë shtetit. Gabimi më i madh i zotit Rama është dëmtimi i imazhit të Shqipërisë dhe vendosja dorë jo thjesht mbi një diplomat, por mbi imazhin e vendit të tij tha Bogdani./b.l