E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gërvalla përfaqëson Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

PRISHTINE, 30 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të MPJD-së gjatë kësaj seance, Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›