De Riu rikonfirmon mbështetjen e Italisë për EULEX-in

PRISHTINE, 30 tetor/ATSH/ Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonello De Riu pati sot një takim produktiv me shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua mbi punën që është duke kryer misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.De Riu në një postim në platformën X, ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë për punën e paanshme të EULEX, duke shprehur respekt për institucionet e pavarura të Kosovës.
Ndryshe, Barbano në postin e shefit të EULEX-it ka pasuar Lars-Gunnar Wigemark, pas përfundimit të mandatit, në qershor 2023. /KosovaPress/