E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gëzimi i Klopp: Nga asgjë në Champions, dukej e pamundur

Liverpooli i Jurgen Klopp më në fund ia doli: do të jetë Champions League! Trajneri i Reds, i intervistuar pas 2-0 në Crystal Palace i cili i dha atij vendin e tretë në renditje, komentoi për objektivin e arritur: “Është një gjë e mrekullueshme. Nëse dikush do të më kishte thënë pesë, gjashtë, tetë ose dhjetë javë më parë, vendi i tretë do të dukej jashtë mundësive. Edhe në kohë të mira, në fakt, nuk ishte në rregull dhe gjithnjë ndodhte diçka. Dëmtimet na ndiqnin gjatë gjithë vitit, ishte vërtet e vështirë. Të dalësh në vend të tretë, në këtë mënyrë,  është një mësim i mirë për jetën. Nuk mund të isha më i lumtur. Nga asgjë në Champions League brenda pesë javësh, është një rezultat i shkëlqyer”.

Klopp për largimin e Ëijnaldum – “Ai erdhi si një nga më të mirët, largohet si një lojtar i klasit botëror dhe një legjendë e Liverpool. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një person edhe më i mire”. Fjalët dhe mendimet e Jurgen Klopp, menaxherit të Liverpoolit i cili pas ndeshjes së fundit të sezonit përshëndeti Georginio Ëijnaldum, mesfushorin holandez i cili do të largohet nga Liverpool këtë verë me skadimin e kontratës së tij.

“Është një moment emocionues, personalisht unë humbas një mik dhe do të na marrë malli për të, por në futboll këto janë gjëra që ndodhin,” tha Klopp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›