E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gëzimi i Mesit: Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston

Leo Messi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar. Numri 10, në përpjekjen e tij të pestë, më në fund fitoi të vetmin trofe që i duhej ende. “Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston – tha ai për mikrofonat e Tyc Sports -. E desha shumë. E dija që Zoti do ma jepte, kisha këtë ndjenjë. Vuajtëm shumë, por mundëm t’ia dalim. Mezi pres të kthehem në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë kjo”.

Messi, i zgjedhuri MVP i Kupës së Botës, siguroi tifozët argjentinas, duke përjashtuar një tërheqje nga kombëtarja. “Natyrisht që doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Faleminderit Zotit që më dha gjithçka. Çfarë do të vijë pas kësaj? Arrita të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës… Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të luaj për kombëtaren, këtë grup, dua të vazhdoj të përjetoj edhe disa ndeshje si kampion bote. Është ëndrra e një fëmije, unë isha me fat që fitova gjithçka dhe ajo që më mungonte është këtu”.

Me gjashtë gola në Kupën e Botës, Messi ka arritur në 98 për Argjentinën. Është e lehtë të mendosh se qëllimi i tij i radhës do të jetë 100 gola me fanellën e Albiceleste, edhe nëse deri tani askush nuk mund t’i heqë një vend në Olimpin e më të mëdhenjve. As kritikuesit, gjithnjë e më pak pas Botërorit spektakolar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›