Gëzuar Krishtlindjen! Besimtarët lutje e mesazhe në meshë! Kryepeshkopi Joan: Bota ka nevojë për dritën e Krishtit! Dodaj: Ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi

Besimtarët e krishterë festojnë sot Lindjen e Krishtit, një nga ngjarjet më të mëdha të kësaj feje, që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë, për të shpëtuar njerëzimin. Katolikët dhe Ortodoksët në Tiranë morën pjesë në ceremonitë kishtare. Festime në të gjithë vendin.
-
- Kryepeshkopi Joan: Mishërimi është dhurata më e madhe që mund t’i jepet njerëzimit
-
- Festa e Krishtlindjes, Begaj: Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi! Rama: Gëzuar
-
- Spektakël fishekzjarrësh, si u kremtua Lindja e Krishtit në Shkodër
- Mesha e parë e Krishtlindjeve e Papa Leone XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mallra
Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Qindra besimtarë katolikë e pritën Lindjen e Krishtit në Katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë meshën e mbajtur nga imzot Arjan Dodaj. Duke iu bashkuar lutjeve të besimtarëve, Imzot Dodaj u tha se të gjithë duhet “të ecim me shpresë e gëzim përballë çdo zhgënjimi njerëzor”.
“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon vetë, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sikurse kemi shtegtuar në këtë vit jubilear të shpresës, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari. Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë. Leximet e kësaj nate, që sapo kemi dëgjuar, na ndihmojnë të kuptojmë se Krishtlindja nuk është thjesht premtimi i një përkujtimi të një ngjarjeje të kaluar. Sot shumë njerëz përjetojnë errësirën, siç dëgjojmë dhe shohim në luftë”, tha Imzot Arjan Dodaj gjatë predikimit.