Giffoni Politika te mos pengoje dialogun

Perfaqesuesi i Bashkimit Evropian per veriun e Kosoves Michael Giffoni ka deklaruar se nuk beson se zhvillimet e brendshme ne Kosove do te jene pengese per fillimin e bisedimeve mes Prishtines e Beogradit.
Giffoni ne nje interviste per BBC-ne ka thene se eshte i sigurt se situata e brendshme do te menaxhohet ne menyre te drejte dhe se nje dialog per te krijuar kornizen e bisedimeve do te nise se shpejti me nje klime pozitive.
Dialogu eshte nje mundesi e mire qe nuk duhet te humbet ne te kundert do te krijohen probleme per komunitetet dhe qytetaret ka pohuar Giffoni.
Ambasadori italian nuk ka pranuar te beje komente nese pjesa veriore do te jete pjese e diskutimeve mes Serbise dhe Kosoves.
Ai ka thene se u takon paleve me lehtesimin e Brukselit qe te flasin rreth permbajtjes se ceshtjeve qe do te diskutohen.