E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffords ne gjendje kritike

Është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen deputetja demokratike, Gabrielle Giffords, e cila u qëllua me një plumb në kokë ditën e djeshme në Tukson (Arizona).

Lajmin e bëjnë të ditur mjekët të cilët po e kurojnë. Ata shprehen disi optimistë për mbijetesën e deputetes, por theksojnë gjithashtu se plaga në kokë ka pasur efekte shumë të rënda.

Sipas mediave lokale, Giffords ka arritur të njohë bashkëshortin e saj, Martin Kelly, kur është zgjuar në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›