E Diel, 1 Nëntor 2026

Gifoni Film Festival mbërrin në Tiranë tre ditë para finales

Pas qytetit të Shkodrës dhe Durrësit edicioni i shtatë i Gifooni Film Festival, në Shqipëri mbërrin në kryeqytet. Filmat për të rinj dhe fëmijë kryesisht janë përzgjedhur me tema sociale, me qëllimin për të dhënë mesazhe të forta për ta. Ashtu si çdo vit do të ndahen tre çmime. Filmi më i mirë për kategorinë Free to Fly, mbi moshën 13 vjec, filmi më i mirë Y Generatiton, mbi moshën 16 vjeç dhe çmimi Xhansife Keko.
Në këtë edicion janë shfaqur filma të cilët janë prodhuar në dy vitet e fundit nga shumë vende të botës. Nata finale do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit në datë 11 nëntor. Gjithashtu i pranishëm në natën finale do të jetë edhe drejtori i Përgjithshëm i Gifoni Film Festival Klaudio Gubitozi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›