E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish gjobë për ACR-në, Inspektoriati i Punës:Ka probleme

Pas inspektimit në disa fronte pune në minierat e Bulqizës, Inspektoriati i punës shtetërore në qarkun e Dibrës ka vendosur që të gjobisë kompaninë koncesionare ACR me një shumë prej 1 mln lekësh të reja.

Ky ndëshkim ka ardhur si pasojë e mungesës së sigurisë në punë, moszbatimin e rregullave të sigurimit teknik, apo çështje të tjera që nuk lejojnë një proces brenda normave në thellësitë e nëntokës, të cilat Inspektoriati i punës shteterore i ka hasur pas disa orësh inspektimi.

Nga ana tjetër, vetëm disa ditë më parë, firma austriake, ACR u gjobit me një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, për të njëjtat arsyeje nga Repari i Inspektim Shpëtim Minerave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›