E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gigs: Ferguson do ta drejtojë Mançesterin edhe për 5 vite

Në një prononcim për “The Times”, Gigs deklaroi se me shumë siguri, ai do të tërhiqet më parë se “Sir Aleks” nga futbolli. “Ai është në formë më të mirë se kurrë dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Mund të them pa frikë se edhe për pesë vitet e ardhshme ai mund ta drejtojë skuadrën me sukses, sepse dëshira nuk i mungon”, tha Rajan Gigs.

Uellsiani, që e ka kaluar gjithë karrierën nën drejtimin e teknikut skocez, shtoi se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. “Ai flet me mua si me një shok dhe shpesh herë më kërkon këshilla, gjë që më jep besim të madh”, theksoi 36-vjeçari.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›